Site icon Telegrafi

Peleshi: Anija “Oriku” shpëtoi një gomone me 20 persona në bord

Anija shqiptare “Oriku” gjatë patrullimit në detin Egje shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili u shpreh se, anija shqiptare “Oriku” me mision në detin Egje vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës.

Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord, nënvizoi Peleshi.

Shtetasit nga Palestina iu dorëzuan Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme, theksoi Peleshi. /Telegrafi/

Exit mobile version