Telegrafi

Pelena shpëtimtare

Caua Felipe Massaneiro ka mbijetuar rënien nga 10 metra lartësi sepse pelena e tij është ngjitur për një gozhdë me kokë në murin e betonit të ndërtesës në qytetin Recife në veri të Brazilit.

Polici i cili ka raportuar për rastin ka thënë se fëmija është kolovatur në gozhdë, e më pas pelena është hapur dhe fëmija ka rënë përtokë, por me shpejtësi shumë më të vogël".

"Pelena me gjasë ka zbutur goditjen nga rënia dhe i ka shpëtuar fëmijës jetën".

Fëmija gjendet në spitalin në San Jose ku po shërohet nga frakturat e vogla dhe është në gjendje stabile.