Legjenda e futbollit, Pele, vazhdon të mendojë se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë lojtarët më të mirë në botë për momentin.
Ai ka folur edhe për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi gjatë verës.
“Meqë jam një njeri me tri zemra, do të qëndroj te Messi, Ronaldo dhe Neymar”.
“Më i miri i të gjithë kohërave? Atëherë do të them Pele”, – u shpreh mes të qeshurave 77-vjeçari.
Ai ka shtuar se 1283 golat që ka shënuar gjatë karrierës së tij e bëjnë të pakrahasueshëm me të tjerët.
Kanë mbetur edhe 100 ditë para nisjes së Kampionatit Botëror, ndërsa Pepe ka një premtim nëse Brazili fiton.
“Do të organizoj një festë nëse Brazili shpallet kampion për herë të gjashtë në histori. E vetmja gjë që nuk mund të premtoj”.
Pele është nga pak ata fëmijë që e ka realizuar ëndrrën e tij, kur është sbërë futbollist.
Ai ka arritur ta fitojë tri herë Kupën e Botës: në Suedi (1958), Kili (1962) dhe Meksikë (1970). /Telegrafi/