Telegrafi

“Pele pele” lansohet nga Rayvanny dhe Luana Vjollca

Foto: Screenshot/YouTube

Ashtu siç paralajmëroi, këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka prezantuar sot (e premte) këngën e re.

“Pele” mban titullin projekti, për të cilin ka bashkuar forcat me artistin nga Tanzania, Rayvanny.

Raymond Shaban Mwakyusa (emri i vërtetë) shquhet për një sërë hitesh që kanë bërë bujë në tregun ndërkombëtar.

Foto: Screenshot/YouTube

Yjet vijnë me paraqitje të mrekullueshme në klip, të xhiruar në një vend me pamje po ashtu të veçantë në jug të Shqipërisë.

Lexo po ashtu Luana Vjollca paralajmëron duetin me artistin ndërkombëtar, Rayvanny – “Pele pele” publikohet të premten

Përkundër se kënga synon debutimin në tregun internacional, Luana interpreton në shqip.

Foto: Screenshot/YouTube

Me tekst të shkruar nga vet dyshja, miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Alandy.

Tanimë gjendet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Rayvanny. /Telegrafi/