Site icon Telegrafi

Pele paralajmëron Brazilin: Shaqiri është i rrezikshëm

Legjenda braziliane, Pele, ka paralajmëruar kombëtaren e tij për rrezikun që mund t’i vjen nga ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Zvicra do ta nis Kupën e Botës “Rusia 2018” pikërisht ndaj kombëtares së Brazilit, në ndeshjen e cila zhvillohet më vonë nga ora 20:00.

Kjo parashihet si një nga ndeshjet e para më të mira të të gjitha grupeve dhe është vlefshme për Grupin E.

Lexo po ashtu Xhaka i jep zemër Zvicrës para ndeshjes me Brazilin: Do të luftojmë deri në fund

Kombëtarja Selecao shihet si favorit në këtë ndeshje, por as helvetikët nuk hynë në këtë takim pa objektiva.

Zvicra në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Brazilin

Legjenda braziliane, Pele, e ka lajmëruar kombin e tij për rrezikuan që mund t’i vijë nga ylli shqiptar, Shaqiri.

“Sot vendi im nis udhëtimin në Kupën e Botës kundër Zvicrës”.

Lexo po ashtu Pele: Brazili nuk ka ekip për titullin e Kupës së Botës

“Shaqiri është i rrezikshëm, por skuadra e Brazilit është e fortë dhe e balancuar”.

“Çfarë rezultati parashikoni ju?”, ka shkruar Pele në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version