Telegrafi

Pele: Messi meriton të shpallet lojtari i vitit

Argjentinasi ishte lojtari kryesor i Blaugranëve, të cilët sezonin që shkoi fituan të gjitha trofetë e mundshme, ndërsa derisa ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në klubet evropiane, Pele thotë se duhet t’i dorëzohet edhe çmimi i FIFA-s për lojtarin e vitit.

“Pasi e kanë marrë Ronaldinho, Kaka dhe Ronaldo, tash është koha që ta merr Messi”, ka cituar “Sport” fjalët e Peles.