Site icon Telegrafi

Pëlcet një gyp i ujit në rrugën “Hasan Remniku” – një pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se para pak çastesh ka ndodhë një pëlcitje e gypit të ujit në mes të asfaltit në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.

KRUP përmes një kumtese për media, thotë se ekipet e mirëmbajtjes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast, siç theksohet në kumtesë, “kanë qenë të detyruar të ndërprenë furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit”.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm janë rruga” Hasan Remniku” me zonat përreth. Për shkak të natyrës së defektit ekipet do merren me sanim mëngjesin e ditës së nesërme. Ju kërkojmë mirëkuptim konsumatorëve të zonës”, përfundon njoftimi.

Exit mobile version