Telegrafi

​Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, mbesin pa ujë të pijshëm disa zona

Në orët e pasdites ka pëlcitur gypi i ujit në fshatin Hajvali e Prishtinës, si pasojë e të cilit pa ujë të pijshëm kanë mbetur zonat Hajvali, Çagllavica, Veterniku, lagjet “Qëndresa” dhe “Qershia”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit në gyp.

Në moment që rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, rekomandohet që rubinetet të lihen të hapura për pak minuta deri në kthjellim.