Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të pëlcitjes së gypit, një pjesë e qytetit do të mbetet pa ujë të pijshëm sot deri në orën 18:00.
Në njoftimin e lëshuar nga Ujësjellësi, sot në orën 05.00 të mëngjesit ka ndodhë një pëlcitje e tubit AC me diametër DN 300 milimetra në rrugën “Luan Haradinaj” dhe “Kosta Novakovic” në Prishtinë.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit me të marrë informatën, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin i cili ka ndodhë papritur”, thuhet në njoftim.
“Për shkak të natyrës së defektit, diametrit të tubit dhe pozicionit ku ka pëlcit , ndërprerja e ujit paralelisht me sanimin e defektit do të zgjasë deri sot në orën 18.00. Pa ujë janë zonat përreth pëlcitjes së tubit. Ekipet teknike janë duke bërë të pamundurën që sanimi të kryhet mirë e shpejtë”, njofton KRU “Prishtina”. /Telegrafi/