int(1) Pëlcet gypi, ndotet uji i Prishtinës - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Pëlcet gypi, ndotet uji i Prishtinës

Uji i pijshëm për banoët e Prishtinës, ka rrjedhur i ndotur për shkak të një problemi në gypat përçues nga fabrika e ujit në Badovc. Zyrtarët e ujësjellësit u kanë bërë apel konsumatorëve të vetë që mos ta përdorin ujin derisa ai të kthjellet.

Arjeta Mjeku, zëdhënësja e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka thënë gjatë një prononcimi për Telegrafin se kjo ka ndodhur pas depërtimit të rërës në gyp, gjatë kohës kur punëtorët po mundoheshin ta rregullonin prishjen.

“Dje rreth orës 17:00 kemi pasur dëmtim të gypit të çelikut, i cili vije nga Badovci në Prishtine dhe punëtoret tanë e kanë sanuar deri në ora 23:00”, ka treguar ajo

“Problemi qëndron se gjate sanimit që ishte punë e vështire është futur rërë nga jashtë brenda me ketë rast, uji i qytetarëve të Graçanicës, Çaglavicës, Hajvalisë, Aktashi 1,2 dhe 3 edhe një pjesë e lagjes Bregu i Diellit, Veterriku dhe Mati 1 kanë pasur ujë të turbullt”, tha Mjeku.

Ajo ka thënë se problemi do të zgjidhet shpejt dhe ka siguruar që qytetarët të mos e pinë ujin e ndotur deri në pastrimin e tij. “Uji do të kthjellohet varësisht se sa kohë merr gypi për tu pastruar”, thekson Mjeku duke u bërë apel të gjithë konsumatorëve për shfrytëzim racional të ujit. /Telegrafi/

Exit mobile version