Site icon Telegrafi

Pëlcet gypi, mbesin pa ujë banorët

KUR”Prishtina” ka njoftuar se të martën në orët e vona, afër shkollës së mesme ”Sami Frashëri” në Prishtinë, ka pëlcitur një gyp i vjetër ujësjellësit me diametër fi 200 mm.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe ka qenë e pamundur teknikisht të sanohet tërësisht mbrëmë, kështu që intervenimi po vazhdon edhe ditën e sotme.

Për shkak të këtij defekti, pa ujë të pijshëm janë: rruga ”Nazim Gafurri”, lagjja ”Tasligje” dhe lagjja ”Kolovica” në Prishtinë.
Sanimi pritet të përfundojë rreth orës 13:00, ku edhe atëherë furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet rrugës dhe lagjeve të lartcekura. /Telegrafi/

Exit mobile version