Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme, në afërsi të Kuvendit të Kosovës, ka pëlcitur një gyp i ujit i rrjetit të ujësjellësit.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, deri te pëlcitja ka ardhur si pasojë e vjetërsisë së tubacionit.
“Ekipet e ujësjellësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të intervenuar dhe sanimi i defektit pritet të përfundojë shumë shpejtë. Pa ujë të pijshëm janë një pjesë e vogël e rrugës ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/