Site icon Telegrafi

Pela e marrë bllokohet në pemë

Pela kureshtare gjatë kullotjes ditore në një livadh në Pullman të Virginias e ka futur kokën në një zbrazëtirë brenda pemës dhe sikur figurat e vizatimeve ka mbetur e bllokuar brenda çarës së pemës.

Britmën me panik të pelës së ngathtë e ka dëgjuar fqinji Jason Harschbarger dhe i është afruar vendit të aksidentit. Harschbarger me ndihmën e sharrës me precizitet të kirurgut dhe lëvizjeve të lehta ka arritur të pres drurin rreth qafës së pelës.

Megjithatë, para se të arrij ta largojë tërësisht, një fqinj më i gjindshëm ka arritur edhe të bëj fotografi të kësaj skene bizare.

Për fat të mirë, Gracie nuk ka rënë viktimë e kureshtjes së saj, por është zhbllokuar nga pema me vetëm disa gërvishtje në vesh dhe në kokë.

Exit mobile version