Telegrafi

Pektina rrit imunitetin

Në hulumtimin e zhvilluar në minj, ata janë ushqyer me pak yndyra dhe kanë marrë ose pektin ose celulozë gjatë një periudhe prej 6 javësh. Pas kësaj, minjve u është injektuar një endotoksinë e cila ka nxitur sëmundje.

Dy orë pas injektimit, minjtë të cilët kanë konsumuar pektinë kanë qenë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe janë shëruar shumë më shpejt krahasuar me grupin tjetër.

Autorët e studimit thonë se pektina nxit krijimin e proteinave anti-inflamatore dhe në këtë mënyrë forcon sistemin imun të organizmit./Telegrafi/