Site icon Telegrafi

“Pekini nuk organizon ndeshje ku luan Lionel Messi” – Kina ia anulon dy miqësore Argjentinës

Zyrtarët kryesorë të sportit të Kinës kanë anuluar dy miqësore kundër kampionëve të botës, Argjentinës, pasi ylli i tyre kryesor, Lionel Messi nuk u paraqit në një miqësore me klubin e tij Inter Miami në Hong Kong.

Kombëtarja e Argjentinës është në turneun e Kinës nga data 18 deri më 26 mars, kur do të luajë ndeshje miqësore kundër Nigerisë në Hangzhou dhe Bregut të Fildishtë në Pekin.

“Për momentin, Pekini nuk ka ndërmend të organizojë një ndeshje në të cilën pritet të marrë pjesë Lionel Messi”, thuhet në një deklaratë për shtyp sot nga Shoqata e Futbollit të Pekinit, e cila mbikëqyr futbollin në kryeqytetin kinez.

Lexo po ashtu “Është si një shuplakë në fytyrë” - çfarë refuzoi Leo Messi në Hong Kong, dhe pse kinezëve nuk po iu kalon inati  

Ndeshja në Hangzhou u anulua tashmë të premten në mbrëmje. “Për arsye të njohura për të gjithë, sipas autoriteteve kompetente, nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e aktivitetit”, thuhet në Byronë Sportive të Hangzhou.

Messi dhe klubi i tij amerikan Inter Miami zemëruan spektatorët kur fituesi i Topit të Artë u la në stol gjatë një miqësore kundër ekipit vendas Hong Kong të dielën. Si arsye për të mos luajtur është përmendur një lëndim.

Lexo po ashtu Kinezët janë tërbuar me Lionel Messi pasi ai luajti një ndeshje në Japoni

Bileta për ndeshjen në Hong Kong kushtonte deri në 450 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version