Telegrafi

Pekini anulon festimet e Vitit të Ri kinez në përpjekje të dëshpëruar për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit

Pekini ka njoftuar sot se ngjarjet e mëdha kineze të Vitit të Ri do të anulohen për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit vrasës.

Zyrtarët në kryeqytetin kinez kanë anuluar këto ngjarje sepse mund të përhapet virusi vrasës nga turistët e shumtë që mund të vijnë, transmeton Telegrafi.

Pothuajse 600 njerëz janë konfirmuar se kanë virus, me raste të regjistruara edhe në SHBA, Singapor, Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut, Hong Kong, Tajvan dhe Makau.

Në një postim në platformën kineze në Twitter si Weibo, autoritetet e Pekinit shtuan se masa ishte të ndihmonte parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. /Telegrafi/