Telegrafi

PEK nënshkruan marrëveshje me Republikanët e Kosovës, Zeka thotë se lista për deputetë do të ketë njerëz që nuk janë djegur në parti tjera

Partia Euroatlantike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Republikanët e Kosovës.

Në një konferencë të thirrur për media, dy kryetarët e partive bën të ditur se në zgjedhje do të garojnë së bashku, transmeton Telegrafi.

Dy krerët e partive thanë se arritje e kësaj marrëveshje do të sigurojë dritë për qytetarët e Kosovës.

Kryetari i PEK-ut, Milam Zeka tha se sot do t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ.

“Do të jetë befasi pozitive se kush do të jetë në listë. Do të ketë njerëz që nuk janë djegur në partitë tjera politike”, tha Zeka.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 tetor, kurse sot është afati i fundit që subjektet politike dhe kandidatët të certifikohen për zgjedhjet.

Organizimi i zgjedhjeve parlamentare do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës afro 6 milionë euro. /Telegrafi/