Drejtori i burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski, ka demantuar akuzat ndaj tij, në lidhje me blerjen e votave nga të burgosurit, së bashku me drejtoreshën për sanksione, Lidija Gavrilovska. Ai është akuzuar se ka mashtuar të burgosurit se do t’ju ul dënimet nëse ata votojnë për OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Janë vetëm spekulime, askush nuk mund të përzihet në procesin zgjedhor. Ne nuk kemi lista zgjedhore, gjithë atë proces e udhëheq KSHZ-ja dhe ne jemi vetëm pjesëmarrës”, ka thënë Pejkovski.
Pejkovski, gjithashtu i demantoi pohimet se, gjithë kabinat telefonike në burg janë mbyllur./Telegrafi/