Telegrafi

Pejës po i shtohet shëtitorja afër lumit “Lumbardh”

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shëtitores afër lumit Lumbardh në Komunën e Pejës. Qytetarët po e presin me padurim këtë shëtitore, teksa kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se projekti do të përfundojë vitin e ardhshëm.

Pejës po i shtohet shëtitorja afër lumit Lumbardh. Punimet po vazhdojnë me intensitet dhe ndërtimi i shëtitores po merr formën e duhur.

Ata që po i gëzohen më së shumti janë qytetarët, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Madje Mehmet Qebani, i cili është adhurues i ecjes në natyrë, ka thënë se këtë rrugë e frekuenton çdo ditë. Kërkesa e tij, ishte qe kjo shëtitore te përfundojë sa më parë.

“Është ide e shkëlqyeshme. Dhasht Zoti që kjo pjesë të përfundojë. Atëherë është një bukuri e Zotit dhe mëkat që nuk ë shfrytëzojmë. Njerëzit vijnë prej Podujevës e Kamenicës për të shëtit e ne këtu e kemi e shumë pak po dalim të shëtitim”, deklaroi qytetari nga Peja, Mehmet Qebani.

Ne anën tjetër, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë së në projekt është paraparë rregullimi i shtratit të lumit dhe shëtitorja me infrastrukturën përcjellëse. Sipas tij, ky projekti pritet të përfundojë vitin a ardhshëm.

“Është projekt që po zhvillohet hap pas hapi. Jemi duke i zgjidhë problemet që kanë dalë gjatë gjithë kohës. Nuk ka projekt që mundet me përfundua brenda një apo dy viteve. Është një projekt permanent ku qytetarët e Pejës duhet të kenë qasje nga ura që është në tranzit apo siç njihet “ura e KFOR-it” deri te Patrikana që të mund të ecim në këmbë”, deklaroi Gazmend Muhaxheri.

Projekti në fjalë i nisur në tetor të vitit 2018 është paraparë që të përfundohet brenda 36 muajve. Vlera e përgjithshme e tij, kap shumën 1 milion e 300 mijë euro./RTV Dukagjini/Telegrafi/