Telegrafi

Pejë: Zënkë në mes të dy grupeve, 4 të lënduar

Në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta (dyshohet edhe thika)dhe si pasojë e gjithë kësaj kanë mbetur të lënduar rëndë të dyshuarit A.M.; M.H; K.N.; N.L.

Katër te lënduarve menjëherë ju ka dhëne tretmani mjekësor ne spitalin rajonal ne Pejë,dhe pas ekzaminimit mjekësor, mjeku kujdestar ka vendos që të dyshuarit A.M; M.H.dhe N.L.të dërgohen në QKUK-ne Prishtine, për shkak te lëndimeve të rënda, kurse i dyshuari K.N. , ka mbetur për mjekim te mëtutjeshëm ne spitalin rajonal në Pejë, transmeton Koha.net.

Te dyshuarit E.Z.; F.B. dhe B.Z. , janë arrestuar nga efektivet policor dhe pas intervistimit nga ana e njësitit të hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin përkatës të çështjes, ju është caktuar masa e ndalimit policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP të Pejës, Njësiti i Hetimeve te Stacionit Policor të Pejës, si dhe krimteknika rajonale dhe e Stacionit policor në Pejë.

Hetuesit përkatës të rastit janë duke hetuar të gjitha rrethanat lidhur me ketë incident dhe rasti do të procedohet në Prokurori. /Telegrafi/