Site icon Telegrafi

Pejë, pesë persona humbin jetën në aksident

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së veturës “Mercedes”, në të cilën ndodheshin viktimat, me një autobus.

“Aksidenti është shkaktuar kur drejtuesi i autobusit Arif S. 35 vjeçar, ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Gjakovës, dhe me të arritur në vendin ‘Lug Bunar’ kalon komplet në anën e majtë, me pjesën e parë ballore të anës së majtë e godet automjetin ‘Mercedes’, që ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Gjakovës në pjesën e parë të anës së majtë, dhe pas kësaj goditje e hedhë jashtë rruge dhe i njëjti rrotullohet”, citon RTV21 zyrtarin për informim në Policinë e Pejës, Xhevat Ibra. /Telegrafi/

Exit mobile version