Një person është arrestuar pasi në oborrin e shtëpisë së një femre ia kishte grabitë çantën nga dora dhe gjatë përleshjes i dyshuari e kishte sulmuar.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:10 në rrugën “28 Nëntori”, Pejë.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor. Ndërkaq, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/