Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në polici se derisa po shkonte tek vetura e saj, një person i panjohur afërsisht 25 vjeçar i është afruar për të biseduar, ndërsa e ka sulmuar duke ia marrë çantën e krahut me 5.200 euro.
Rasti ka ndodhur të martën në Pejë, në ora 20:35.
“Viktima K/rome, ka njoftuar se derisa po shkonte tek vetura e saj, një person i pa njohur afërsisht 25 vjeçar i afrohet për të biseduar. Në një moment papritmas e sulmon duke e rrëzuar viktimën në tokë me ç’ rast i merr çantën nga krahu ku sipas viktimës kishte para të gatshme në shumën 5.200 (pesëmijedyqind) €. Viktima nuk ka pasuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim
Me vendimin e Prokurorit rasti i iniciuar mbetet të hetohet. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim