Telegrafi

Pejë: Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë

Vjedhja e rëndë është paraqitur nga pronari ankues i lokalit “Park Kafe” më datë 05.02.2013, ku të dyshuarit kishin arritur të përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme një Tv plazma tipit “Samsung”, një shumë të konsiderueshme të hollash dhe pije të ndryshme alkoolike.

“Po ashtu me datë 05.02.2013 ankuesi përgjegjës për zyrën e OVL-së në Pejë ka raportuar se dera e hyrjes ishte dëmtuar me forcë dhe ishte demoluar kjo zyrë, dhe nga aty personat e dyshuar kishin vjedhur një dekorim improvizues helikopter, vlera e të cilit sipas ankuesit ishte rreth 700 euro, po ashtu edhe një karrige”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Hetuesit kanë arritur t’i lokalizojnë këta të dyshuar, të strehuar me një shtëpi dhe gjatë arrestimit të tyre, tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 2.8 gr. të substancave narkotike për të cilën dyshohet se është marihuanë.

Intervistimi i të dyshuarve është bërë në prezencën e avokatit dhe të njëjtit kanë pranuar veprën e kryer.

Lidhur me ketë është informuar edhe Prokurori përkatës dhe me vendim të cilit është caktuar masa e ndalimit policor në afat prej 48 orësh. Gjërat e vjedhura janë konfiskuar, e të njëjtat janë kthyer pronarëve legjitim.

Rasti do të procedohet në Prokurori nga Njësiti i Hetimeve. /Telegrafi/