Telegrafi

Pejë, caktohet masa e arrestit shtëpiak prej një muaji, për të pandehurin që i rrahu dy persona

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për të pandehurin A.B, i cili dyshohet se ka shkaktuar lëndime trupore dy personave.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media të Gjykatës Themelore në Pejë.

“I pandehuri së bashku me një të mitur shkojnë në lokal dhe i grushtojnë në pjesë të ndryshme të trupit dy të dëmtuarit me ç’rast ata pësojnë lëndime trupore. Të pandehurit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/