Site icon Telegrafi

Pejë: Arrestohet një i dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare

Stacioni policor ishte njoftuar për disa keqpërdorime që dyshohen të jenë kryer nga zyrtari përgjegjës për financa në Burgun e Dubravës.

“Këto të holla i dyshuari i ka pranuar nga të burgosurit dhe ka qenë i obliguar që të njëjtat mjete ti deponojë në depozitën e të burgosurve gjë që nuk e ka bërë duke i përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme të hollat në fjalë”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit dhe konsultave me prokurorin përgjegjës për procedurën hetimore, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera që parashihen në bazë të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version