Telegrafi

Pejë, arrestohet i dyshuari për vjedhjet në ETC dhe Interex

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Xehvat Ibra, ka deklaruar se viktimat F.M., A.P., R.H., A.M. dhe S. V., kanë raportuar rastet, duke deklaruar se pasi kanë dalë nga qendrat tregtare i kanë gjetur automjetet e tyre të hapura dhe sipas të njëjtëve nga aty ju janë vjedhur gjësende të ndryshme me vlerë, si: portofole me dokumente të ndryshme dhe të holla, çanta dore, artikuj ushqimorë dhe sende të tjera me vlerë.

“I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar t’i ketë kryer veprat e cekura me lartë”, ka deklaruar zëdhënësi Ibra, transmeton KP.

Me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, ky i dyshuar fillimisht ishte në ndalim policor dhe pastaj është dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Pejë, dhe me vendim iu ka vazhduar masa e paraburgimit. /Telegrafi/