Telegrafi

Pejë, aksident trafiku me fatalitet

Në këtë aksident ishin përfshirë një veturë BMW me regjistrim vendor drejtuar nga D. A. (1995), shqiptar nga Peja dhe dy biçiklistë, e që ngasës në njërën ishte A. M. 1970, shqiptar nga fshati Vrell/Istog, ndërsa ngasës i biçikletës së tjetër ishte B.H. 1971 rom nga fshati Vitomiricë/Pejë.

Vozitësi i veturës me të arritur përball pompës së derivateve, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, godet ngasësin e biçikletës A.M. 1970 nga fshati Vrellë/Istog, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme konstatuar nga mjeku kujdestar i emergjencës së qytetit, po i njëjti vozitës kalon në anën majtë të rrugës ku godet edhe biçiklistin tjetër B.H. 1971 dhe hedh atë jashtë rruge, që fatmirësisht këtij i shkakton vetëm lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhrin e tij të dyshimtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Trupi i pajetë i biçiklistit A.M. me urdhër të prokurorit i është liruar familjarëve për ceremoni varrimi. /Telegrafi/