Telegrafi

Pejë, 25-vjeçari kanos me armë kamerierin e një lokali

Sot rreth orës 15:45 policia ka pranuar informacion se ishte një problem në një kafiteri në rrugën “Hasan Prishtina” në Pejë

Një person i dyshuar, shtetasi me inicialet Y.G. 25-vjeç, kishte ekspozuar armën duke kanosur viktimën shtetasin që ishte punëtor në ketë kafiteri.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm, edhe pse i dyshuari kishte arritur të largohej nga ky lokacion, policia arrin ta kapë të njëjtin, kthen në vendin e ngjarjes për të gjetur edhe armën me të cilën kishte kanosur viktimën.

Arma është gjetur e fshehur prapa ulëseve ku kishte qëndruar i dyshuari.

Është konfiskuar arma e tipit “Gap” cal. 8mm, 1 karikator, 1 fishek 9mm nga Njësiti i Hetimeve dhe i dyshuari është shoqëruar për në stacion, dhe pas intervistës nga hetuesit me urdhër të Prokurorit shtetit ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme.