Telegrafi

Pejanët me 14 autobusë e 600 vetura drejt Prishtinës

Katërmbëdhjetë autobusë dhe rreth 600 vetura të mbushura me protestues janë nisur nga qyteti i Pejës drejt Prishtinës.

Naim Sahiti, zyrtar i AAK-së në Pejë, tha për KALLXO.com se mjetet janë nisur nga fshatrat dhe qyteti i Pejës ndërsa për veturat private organizatorët kanë garantuar furnizim me karburante.

Protesta e dy partive opozitare AAK dhe Nisma është paralajmëruar të mbahet në shesin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.