Site icon Telegrafi

Peja zhvillon seancën e parë stërvitore me Lutzin

Në palestrën e famshme pejane ‘Karagaçi’ nuk kanë munguar as qindra tifozë të Shqiponjave për t’i treguar ekipit se edhe këtë vit do të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës në çdo front që do të luftojnë.

Seanca e parë ka shkuar me sukses me disa stërvitje të lehta dhe më shumë ka shërbyer për t’u njohur me trajnerin e ri. Aty ishte i pranishëm edhe përforcimi i ri kroat, Vedran Morovic. Gjithashtu, te klubi pejan do të qëndrojë për disa javë edhe një trajner kondicional nga Kroacia. /Telegrafi/ 

Exit mobile version