Klubi i KB Pejës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Kouasi Jacquez Willy për sezonin 2019/20.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë është i gjatë 208cm dhe do luajë në pozitën e qendrës.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur në klube nga NCAA si Auburn, Kennesaw State, Arkansas.
Peja deri më tani ka arritur marrëveshje edhe me trajnerin kroat, Jeronimo Sarin.
Po ashtu është përforcuar edhe me emra, Drilon Hajrizi, Beqë Kovaqi, Malcolm Armstead dhe Henrik Sirko.
Me këtë rimëkëmbje të Pejës, pritet një kampionati i nxehtë në Kosovë. /Telegrafi/