Telegrafi

Peja vazhdon përforcimet, nënshkruan gjiganti Ivshyn (Video)

Peja serinë e përforcimeve e ka vazhduar me lojtarin tjetër ukrainas, Maksym Ivshyn, i gjatë 208 cm i cili luan në pozitat 4 dhe 5.

Ivshyn filloj karrierën në Azovmash ku luajti në sezonet 2006-08 në Supërligën ukrainase dhe FIBA Europe Cup.

Sezonin 2009/10 kaloj tek BC Donetsk ku gjithashtu ishte pjesë e FIBA Europe Cup për tu kthyer prapë tek ekipi Azovmash në sezonin 2010-12 ku u paraqit edhe në VTB United League dhe EuroCup.

Pas kësaj ishte pjese e skuadrave: Cherkaski Monekys (2012/13), Poltekhnika Halychyna (2013/2014), Budivelnyk Kyiv (2014/2015) dhe së fundi ishte pjesë e skuadrës Kryvbasbasket.