Peja ka arritur fitore prej 74-57 kundër Trepçës para tifozëve në palestrën “Karagaçi”.
Mysafirët e nisën më mirë sfidën duke shënuar 26 pikë në çerekun e parë, derisa vendasit realizuan 16-të.
Në çerekun e dytë, pejanët shënuan një pikë më shumë se kundërshtari (17:16), mirëpo shkuan në pushim me disavantazh, 33-42.
Mirëpo, përmbysja erdhi në çerekun e tretë, kur nikoqirët shënuan 22 pikë dhe pranuan vetëm nëntë.
Po ashtu, edhe në çerekun e fundit, Peja luajti më mirë (19:6) për ta fituar sfidën me 17 pikë diferencë. /Telegrafi/