Interesimi për të parë një ndeshje, që sipas cilësisë konsiderohet e rëndësishme, si Peja – Trepça është mjaft i vogël, përkundër që një ndeshje miqësore e zhvilluar mbrëmë në Suharekë ka shikueshmëri më të madhe, transmeton Koha.net.
Golden Eagle Ylli ka luajtur në palestrën “13 Qershori” në Suharekë kundër Rahovecit, që po udhëhiqet nga ish-basketbollisti Valentin Spaqi, të cilën e ka fituar. Por aty mund të shihet se sa ka pasur interesim që të ndiqet ndeshja.
Palestra “13 Qershori” ka qenë e mbushur edhe gjatë sezonit të kaluar, duke përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Kosovës.