Pas humbjes në takimin e parë nga ekipi maqedonas Kozuvi (84:79), pejanët synojnë ta shënojnë fitoren e parë në Ligën Ballkanike.
“Do të jetë ndeshje e vështirë pasi kundërshtari ka lojtar cilësor. Por, neve nuk na frikëson kjo pasi jemi përgatitur për këtë takim, dhe me përkrahjen e tifozëve besojmë se do të fitojmë”, ka thënë Samir Shaptahoviq.
Ndeshje ndërmjet Pejës dhe Levski Sofjes do të zhvillohet në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë nga ora 19:00. /Express/Telegrafi/