Telegrafi

Peja suspendon Rugovën

Siç mëson “Zëri”, nga burime brenda klubit, shtabi teknik nuk është i kënaqur me angazhimin e lojtarit, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje, prandaj klubi e ka suspenduar lojtarin prishtinas për një kohë të pacaktuar.

Gjithashtu, në ndeshje me Bardhekaltrit, nuk është angazhuar as West Jr. Basketbollisti amerikan ishte i pranishëm në lojë, duke qëndruar gjatë tërë kohës në bankinë. I njëjti burim thekson se kjo ishte një strategji e trajnerit.

Sidoqoftë, kryesia e klubit pejan do të mblidhet shumë shpejt, për të diskutuar rreth humbjeve të fundit nga Prishtina, që shihen si shqetësuese për Verdhezinjtë.