Në një edicion me plot lëkundje, skuadra e Pejës ia ka dalë të përfundojë pjesën e rregullt në pozitën e parë dhe të sigurojë përparësinë shumë të rëndësishme të fushës vendëse për pjesën finale të kampionatit.
Edicioni i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll është mbyllur të shtunën me ndeshjet e xhiros së 28-të. Rezultatet ishin të pritshme, shkruan sot Koha Ditore.
Peja mposhti Trepçën, Bashkimi e mposhti Vëllaznimin, ndërsa Sigal Prishtina e mposhti Yllin. Në plejof janë kualifikuar Peja, Prishtina, Bashkimi e Trepça.
Në serinë gjysmëfinale do të përballen Peja e Trepça, si dhe Prishtina e Bashkimi. Luhet deri në tri fitore, ndërsa ndeshjet e para dhe eventualisht ndeshjet e katërta dhe të pesta luhen në Pejë, përkatësisht Prishtinë.
Edhe seria finale luhet deri në tri fitore. Gjasat vlerësohen të mëdha që në finale të kalojnë Peja e Prishtina, ndërsa nëse kjo ndodh Peja do ta ketë përparësinë e terrenit vendës në ndeshjen e pestë eventuale, pasi vendës të jetë edhe në ndeshjen e parë dhe të tretë.