KB Peja e ka mposhtur KB Trepçën me rezultat të thellë 107-79 në takimin e dytë të ndeshjes finale.
Takimi i zhvilluar në palestrën “Karagaç” në Pejë filloi furishëm, me vendasit që krijuan një epërsi të thellë.
Çereku i parë përfundoi 32-14 në të mirë të nikoqirëve, duke dhënë sinjale se ky takim duhej të shkonte në duart e tyre.
Çereku i dytë ishte po aq i thellë, duke u mbyllur me rezultat 57-32, derisa pejanët ishin në djeni se nuk duhej të lëshonin ritmin për asnjë moment.
Në çerekun e tretë tashmë dihej se fitorja do t’i takonte Pejës, pasi rezultati ishte 81-56, një dieferencë e thellë dhe i pamundshumë për t’u përmbysur.
Vendasit e vulosën duelin me rezultatin final 107-79, duke bërë të ditur se ndeshja e fundit (3-të) do të jetë edhe më spektakolar.
Vlenë të ceket se Trepça e fitoi takimin e parë me rezultat 94:86 – por sot Peja ishte e pakapshme.
Fituesi do të përcaktohet pas ndeshjes së pestë, derisa skuadrat aktualisht kanë nga një fitore. /Telegrafi/