Gjithsesi, kjo pagesë ende nuk është kompletuar në konton e Ligës Ballkanike. Një fakt i tillë ka bërë që krerët e BIBL ta dërgojnë paralajmërimin e fundit për pejanët që të kompletojnë pagesën e tyre. Një burim i Arenas i afërt me klubin pejan ka bërë të ditur se drejtori i BIBL, Shay Shtriks ka paralajmëruar pejanët të kryejnë pagesën në afatin e fundit të jashtëzakonshëm më 10 tetor, përndryshe do të përjashtohen nga ky organizëm.
I kontaktuar nga gazeta, kreu i klubit pejan, Art Gashi, ka konfirmuar paralajmërimin e Shtriks, por shprehet optimist se deri javën tjetër do të paguhet shuma e kërkuar. /Tribuna/Telegrafi/