Klubi basketbollistik, Peja, ka konfirmuar rinovimin e kontratës me djaloshin vendas, Arian Qallaku.
Verdhezinjtë kanë vazhduar me konsolidimin për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pas shpalljes kampion, Peja dëshiron të përsëris suksesin dhe njëra nga gjërat e para që po bëjnë është mbajtja e lojtarëve kryesor.
Njëri nga ta është edhe Arian Qallaku, i cili do të mbetet pjesë e Pejës së paku edhe për sezonin e ri.
Postimi pa ndërhyrje i Pejës
Mirëmëngjes Pejë
Djali i qytetit Verdhë e Zi, vazhdon rrugëtimin me Klubin e Basketbollit Peja.
Ariani do mbetet pjesë e klubit tonë edhe për një vit tjetër.
/Telegrafi/