Telegrafi

Peja riciklon mbeturinat

Projekti për riciklimin e mbeturinave në Komunën e Pejës pritet të realizohet falë partneritetit të kësaj komune me kompaninë “Auto Centar” nga Sllovenia.

Sipas zyrtarëve të Komunës së Pejës, riciklimi i mbeturinave në komunën e Pejës është parë si nevojë, por në mungesë të investimeve ky projekt është lënë pas dore.

Naim Sahitaj, drejtor në Drejtorinë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike tha se Peja ka shumë nevojë për riciklimin dhe sistemimin e mbeturinave. Sipas tij, kjo çështje është ngritur disa herë , mirëpo komuna nuk ka pasur mjete për ta realizuar një projekt të tillë. /Telegrafi/