Kosova ka shënuar një rritje të dukshme të numrit të vizitorëve në vitet e fundit, duke e bërë vendin një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2023, numri i vizitorëve dhe netëqëndrimeve, si të vendorëve ashtu edhe të të huajve, ka arritur nivele rekord.
Qyteti i Pejës ka dalë në krye të listës me 659,948 vizitorë, duke u bërë destinacioni më i popullarizuar i vitit.
Pas Pejës, renditet Prishtina me 305,601 vizitorë, e cila vazhdon të jetë qendra kulturore dhe administrative e vendit.
Në vendin e tretë është Prizreni, qyteti i njohur për trashëgiminë e tij kulturore dhe natyrore, i cili tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
Kjo rritje e numrit të vizitorëve tregon për potencialin e madh turistik të Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e vendeve historike dhe natyrës së bukur që ofron vendi.
Për më tepër, autoritetet lokale dhe agjencitë e turizmit janë angazhuar për të ofruar më shumë mundësi dhe shërbime për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë thesaret e Kosovës.
Ju sjellim edhe tabelën të numrit të vizitorëve ndërvite.
Bazuar në statistikat e ASK-së, në maj të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 51 mijë e 528, prej tyre 39,3% ishin vendorë dhe 60,6% ishin të jashtëm.
Krahasuar me muajin maj të vitit 2023 (sa ishin 48.553 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 6,1%.
Numri i net-qëndrimeve ishte 120 mijë 92, prej tyre 50,99% nga vendorët dhe 49,0% nga të huajt.
“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Prishtinës me 13 mijë e 251, vizitor dhe më 22 281, net-qëndrimi”, thuhet në raport.
ASK bën të ditur po ashtu se sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Maj 2023) ka rritje te vizitoreve për 19,6%.
“Në total 31 mijë e 268, vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj”, thuhet në raport. /Telegrafi/