Telegrafi

Peja promovon destinacionet turistike në Tiranë, merr pjesë në panairin ndërkombëtar “365 ditë Turizëm

Komuna e Pejës, gjegjësisht Drejtorati për Zhvillim Ekonomik po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit “365 ditë Turizëm”, që po mbahet në Tiranë, me qëllim të promovimit të bukurive natyrore të qytetit dhe destinacioneve turistike.

Panairi është duke u mbajtur nga data 6 prill, ndërsa për tri ditë radhazi komuna e Pejës është pjesë e panairin ndërkombëtar “365 ditë Turizëm”, e cila është duke u organizuar në ExpoCity në Tiranë, njëherësh panairi më i madh i turizmit në Shqipëri.

Drejtorati për Zhvillim Ekonomik është duke e shpalosur ofertën e destinacionit në përgjithësi, ofertën e turizmit të aventurës me të gjitha aktivitetet rekreative në natyrë, turizmin kulturor si dhe mundësin e vizitës së atraksioneve turistike.

Peja është e vetmja komunë nga Kosova e cila po prezanton ofertën e sajë me destacionet turistike. /Telegrafi/