Site icon Telegrafi

Peja po e pret Shaptahoviqin

Skuadra pritet të komplet më 1 shtator kur pritet të arrijë edhe trajneri. “Presim që Samiri t’i bashkohet skuadrës të hënën në stërvitje. Ai është lojtar i yni. Shaptahoviq ka kontratë edhe një vit dhe nuk mund të largohet. Unë kam biseduar me të dhe ai ka shprehur dëshirën të na bashkohet dhe nuk ka pasur biseda me klubin e Sigal Prishtinës pa marrë parasysh deklaratat e tyre. Edhe nëse do të arrihej marrëveshja ne nuk do të lejonim me asnjë kusht t’i bashkohet Prishtinës”, ka deklaruar Gashi për gazetën SportPlus.

Afër edhe Hajrizi

Edhe Drilon Hajrizi pritet të vazhdojë me Pejën. “Jemi shumë afër marrëveshjes edhe me Hajrizin. Besoj se do të arrijmë akord”, deklaroi Gashi. Peja pritet të fillojë përgatitjet më 1 shtator. Pejanët edhe këtë vit do të marrin pjesë në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/ 

Exit mobile version