Telegrafi

Peja pëson humbjen e dytë në miqësore në Maqedonisë

Skuadra e Pejës është mposhtur në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të turneun miqësor në Maqedoni nga Kozuvi.

Verdhezinjtë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë ekipit të Kozuvit, duke u mposhtur në fund me 10 pikë epërsi, 71-61

Kështu, ekipi pejan largohet nga turneu ‘Dimitar Georgiev’ i Kravadarcit, me një fitore dhe dy humbje nën drejtimin e trajnerit të ri, Aleksandar Todorov.

Trofeun e këtij turneu e fitoi MZT Skopje, që kishte mposhtur Pejën në gjysmëfinale, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë Feni Industries, 82-79.