Peja e përgatitur mirë, pret rivalin e radhës në BIBL. Teodo nga Tivati, që ka pasur përballje me Pejën edhe gjatë stinorëve të kaluar në BIBL, është rival i radhës.
Teodo nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe kërkon që të shënojë edhe fitoren e tretë me radhë në Grupin B.
Por, Peja është mobilizuar mirë për të fituar përballjen e parë të stinorit në Karagaç në kuadër të BIBL-it. /Telegrafi/