Site icon Telegrafi

Peja organizon Kampin Ndërkombëtar të xhudos

Pjesëmarrës të këtij kampi do të jenë rreth 60 xhudistë nga: Rumania, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Gjermania dhe Zvicra. Kampi do të mbahet në qendrën sportive "Ippon" në Pejë dhe do te udhëhiqet nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Për përzgjedhësin Kuka duket se nuk do të ketë pushim, duke marrë parasysh se në javën e kaluar, së bashku me Majlinda Kelmendin e Nora Gjakovën ishin në Koln, ku e zhvilluan në pjesë të përgatitjeve për Kampionatin Botëror. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version