Ekipi pejan nuk ia ka dalë të pajiset me viza të Izraelit dhe pritet të humbë ndeshjen me rezultat zyrtar 20:0. Por Pejës do t’i takojë pika që e marrin skuadrat në rast të humbjes.
"Do të jetë shumë problem që të udhëtojmë për ndeshjen kundër Galilit, për shkak të problemeve me viza. Ambasadat e Izraelit prej fillimit të këtij muaji janë në grevë dhe nuk po kryejnë shërbimet. Ne kemi pritur që të kryhet greva dhe më pas të aplikojmë në Ambasadën e Izraelit në Sofje, por ata vazhdojnë të jenë në grevë si edhe ambasadat e tjera", ka njoftuar të dielën mbrëma kryetari i klubit Peja, Art Gashi, shkruan “Koha Ditore”. /Koha/Telegrafi/