Një fillim fantastik i skuadrës nga Kosova që e mbylli pjesëlojën e parë me rezultat 28:13.
Malazezët shënuan dy pikë më shumë se pejanët në çerekun e dytë (16:18), mirëpo skuadra nikoqire kishte epërsi bindëse në fund të gjysmës së parë, 44:31.
Vendasit rikthyen dominimin në çerekun e tretë duke shënuar 20 pikë, kundrejt vetëm 11-të të kundërshtarit.
Asgjë nuk mund të bënin mysafirët në çerekun e fundit, pos që të pajtoheshin me humbjen e thellë (78-61).
Peja forcon pozitën e parë në Grupin B me 15 pikë, dy më shumë se Teodo dhe Bashkimi që kanë më pak ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/